Marko Djuric në Kosovë edhe pse iu ndalue hymja nga autoritetet qeveritare

Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, po qëndron në Kosovë edhe pse atij i asht ndalue hymja në autoritetet qeveritare të Prishtinës.

Agjencia serbe e lajmeve Tanjug, raporton se Djuric ka thanë para gazetarëve në Leposaviq se po e kryen punën e tij normalisht dhe se për qëndrimin në Kosovë i ka lajmërue përfaqësuesit ndërkombëtarë.

“Unë jam në Kosovë, po e kryej punën time normalisht. Asht n’interesin tonë që këtu me krijue kushte për jetë për popullin tonë, askend nuk e pengojmë, duem bashkëpunim, dhe jetë normale për të gjithë që jetojnë këtu”, tha ai.

Djuric shtoi se sillet krejtësisht ndryshe nga ata që mendojnë se munden me fole gjuhën e urrejtjes, gjuhën e konfliktit dhe gjuhën e krijimit të problemeve në Kosovë.

Ditë ma parë, autoritetet e Kosovës ia kanë ndalue disa zyrtarëve serbë hymjen në Kosovë e në mesin e tyne edhe Marko Djuric’it.