Marko Djuric: Nuk kemi asnji sinjal, se jo kusht, për anëtarësimin e Kosovës n’OKB

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, ka mohue lajmin në media se integrimi i Serbisë në BE, ka me u kushtëzue më anëtarësimin e Kosovës n’OKB.

Ai para gazetarëve ka thanë se nuk ka asnji kusht të veçantë nga bashkësia ndërkombëtare lidhun me Kosovën.

“Asnji sinjal, çfarëdo qoftë ai, formal apo joformal, për ndonji presion të ri, nuk kemi pasë”, ka thanë Djuric, transmeton lajmi.net.

Ai ka shtue se, “qëndrimi i Serbisë për çashtjen e anëtarësimit të Kosovës në organizata, nuk ka ndryshue asnji milimetër”.

Ditë ma parë, asht raportue se, Gjermania dhe disa shtete tjera, kanë me kushtëzue anëtarësimin e Serbisë në BE me pranimin e Kosovës në OKB.