Maroku kallxon se a ka me njoftë Kosovën

Mbretnia e Marokut, ende nuk e ka njoftë Kosovën, dhe siç doket, nuk ka me ndryshue qëndrimin.

Këtë të paktën e ka thanë ambasadori i Marokut në Serbi, Abdellah Zegour, gjatë nji takimi që ka pasë me presidentin serb, Tomislav Nikolic.

Gjatë këtij takimi, por edhe në takimet tjera që presidenti serb ka me ambasadorët e vendeve që nuk e kanë njoftë Kosovën, i ka konfirmue përfaqësuesit të Marokut që të vazhdojë me qëndrimin kundër pamvarësisë.