Marramendëse: Sa miliardë $ po ofron Arabia Saudite për blemjen e Facebook!

Simbas “al-Okaz” – nji gazetë e përditshme n’Arabinë Saudite – Princi saudit, Mohammad Bin Salman, zv/princi i kunorës dhe ministri ma i ri i Mbrojtjes në botë, ka ba nji ofertë për me ble rrjetin social ma të madh në botë, për gati dy herë ma shumë se vlera momentale e tij në treg.

Awdnews raporton se analistët e tregut besojnë se motivi saudit asht që t’ja zanë frymën rrjedhës së demonstratave pro-demokratike në rritje në mbretninë e pasun të naftës.

“Naltësia e tij Mbretnore, Princi Moghammad Bin Salman u taku me bashkëthemeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg të Mërkurën për t’ja shpreh pakënaqësinë e Madhnisë së tij Mbretit Salman, me korporatën e Facebook për lejimin e grupeve të paligjshme që të organizojnë aktivitete kriminale,” kështu ka shkrue agjencia e lajmeve saudite “SPA” gjatë vizitës së Princit në Washington.

Wael Ghonim, shefi egzekutiv i marketingut të inkorporuem të Google në Egjipt, i cili organizoi protestat pro-demokratikë përmes Facebook në vendin e cili rrxoi diktatorin egjiptian Hosni Mubarak, e ka denue fuqishëm ofertën e bame nga Princi saudit.