Marrëveshja historike: Armëpushim mbas 50 vjete

Në prani të krenave të shteteve dhe sekretarit të përgjithshëm të OKB’s, Ban Ki Moon, Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos dhe shefi suprem i Forcave të Armatosuna Revolucionare Kolumbiane (FARC), Timoleon Jimenez, nënshkruen nji dokument të paprecedentë mbi kushtet e mbylljes përfundimtare të luftimeve, raporton The Guardian.

Kjo marrëveshje mundëson mbylljen e konfliktit ma të vjetër në Amerikën Latine, që për 52 vjet ka shkaktue vdekjen e ma shumë se 260 mijë personave, zhdukjen e mbi 45 mijë personave dhe shpërnguljen e afër 7 milionë njerëzve.