Marrëveshja me Holandën për Gjykatën Speciale, në fuqi prej 4 Frorit

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, e ka dekretue me 4 Fror të këtij viti Marrëveshjen Ndërkombëtare mes Kosovës dhe Holandës për themelimin e Gjykatës Speciale.

Mbas këtij dekreti, Marrëveshja u publikue në Gazetën Zyrtare të Kosovës tue i dhanë cilësi të dokumentit përfundimtar për zbatim.

Këtë dokument e ka nënshkrue Presidenti i zgjedhun, Hashim Thaçi, në cilësinë e Ministrit të Punëve të Jashtme. Ndërsa n’emën të Holandës e ka nënshkrue Ambasadorja holandeze në Prishtinë, Gerrie Willems.

Titulli i marrëveshjes asht “Marrëveshje e përkohshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës mbi organizimin e institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës i zhvendosur në Holandë”.

Simbas dokumentit, kjo marrëveshje po bahet për me sigurue mbajtjen në paraburgim të të akuzuemve, për sigurinë e dëshmitarëve dhe viktimave.

Linku i gazetës zyrtare të Kosovës ku u publikue marrëveshja si dokument.

https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=11820