Marrëveshje bashkëpunimi mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Akademisë Policore të Malit të Zi

Ndërmjet dy institucioneve të arsimit të sigurisë publike, Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) dhe Akademisë Policore të Republikës së Malit të Zi, asht nënshkrue nji marrëveshje bashkëpunimi.
Marrëveshja ka për qëllim fuqizimin e matejmë të bashkëpunimit reciprok në mes të dy institucioneve për me i përkrah objektivat strategjike në fushat e trajnimit, studimit, hulumtimit dhe zhvillimit, si dhe në marrëdhaniet me publikun.
Sipas nji njoftimi të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, kjo marrëveshje asht nënshkrue gjatë nji vizite zyrtare tre ditore që drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi pati në Mal të Zi.
Delegacioni nga Kosova asht pritë nga drejtori i Akademisë Policore në Danillovgrad, RajkoPekoviq si dhe këshilltarët e naltë të misionit të OSBE’s në Mal të Zi.
Gjatë kësaj vizite drejtori Smakiqi si dhe drejtori Pekoviq u deklaruan për përkrahjen e tyre për përfitime të përbashkëta për institucionet ku ata udhëheqin. Të dyja palët u shprehen të gatshëm për të kontribuar në rritjen e lidhjeve kulturore, arsimore, hulumtuese dhe zhvillimore ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Sipas tyre marrëveshja krijon bazë për bashkëpunim të ardhshëm në disiplinat e përbashkëta për të dya institucionet në fushëveprimet e arsimit në tri nivele; (arsimin profesional, arsimin e vazhdueshëm profesional dhe arsimin e lartë); fushëveprimin e hulumtimit, shkëmbimit të informatave dhe rezultateve si dhe në fushëveprimin e këmbimeve të personelit akademik, studentëve, programeve të trajnimeve si dhe programeve studimore në fushën e Sigurisë Publike.Gjatë kësaj vizite me kërkesë të Akademisë Policore të Mali të Zi, drejtori Smakiqi i dorëzoi drejtorit Pekoviq programin studimor Bachelor të sigurisë publike, ligjin për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike si dhe rregulloren për funksionalizimin e arsimit të lartë në AKSP-së.
Për nderë të kësaj vizite kadetët e Akademisë Policore të Malit të Zi demonstruan para delegacionit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.
Po ashtu gjatë kësaj vizite zyrtare, delegacioni nga Kosova i kryesuar nga drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, vizituan Ministrinë e Punëve të Brendshme të Malit të Zi, ku u priten nga drejtor i Përgjithshëm për Çështjet të Sigurisë, Mbrojtjes dhe të Mbikëqyrjes në këtë ministri, MilloshVukqeviq, Më këtë rast drejtori Vukqeviq shprehi kënaqësinë për bashkëpunim mes dy akademive dhe nevojën e këmbimit të eksperiencave në fushën e sigurisë publike.
Ai e falënderoi drejtorin Smakiqi për ofrimin e programin studimor Bechelor të Sigurisë Publike.Në vizitën zyrtare në Mal të Zi, e cila është mbështetur nga misioni i OSBE-së në Kosovës, drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi është shoqëruar edhe nga drejtor i Departamentit Ligjor i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Naim Shala, drejtori i Departamentit për Burime Njerëzore në Policisë e Kosovës, nënkolonel Agron Rukiqi, nga dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike, Nazmi Iballi, drejtori i DTPA Kastriot Jashari nga mësimdhënësja e FSP-së Florentina Shala. Në vizitë morën pjesë këshilltaret e larta të OSBE-së, Shpresa Muharremi, Shpresa Mulliqi dhe Bulent Ribari”, thuhet në njoftim.