Marrëveshje e re e paqes në mes të Kolumbisë dhe FARC

Qeveria e Kolumbisë thotë se ka me nënshkrue nji marrëveshje të re paqe me rebelët FARC të Ejten, mbasi që marrëveshja e maparshme u refuzue në nji referendum muejin e kaluem.

Marrëveshja e re ka me u paraqitë në Kongres për miratim, në vend se të vendoset në votim popullor.

Marrëveshja ka për qëllim dhanien fund ma shumë se 50 vjet të luftës civile, në të cilën ma shumë se 220,000 njerëz janë vra.