‘Marrëveshje për zhbllokim ose zgjedhje të reja’

Njohësi i çashtjeve politike, Mazllum Baraliu, ka ba me dije se subjektet politike janë të obligueme me ba nji marrëveshje ndërmjet vete.

N’intervistën për gazetën “Epoka e re”, tue komentue rrjedhën e seancës të së Enjtes, Baraliu ka thanë se subjektet politike ose duhet të bajnë marrëveshje për zhbllokimin e formimit të institucioneve, ose duhet me ba marrëveshje për me çue vendin në zgjedhje të reja.

Simbas tij, sjelljet e subjekteve politike në Kuvend janë veprime të pastra për pushtet e jo për shtet e institucione.

Baraliu e ka ftue Presidentin Hashim Thaçi m’u aktivizue për tejkalimin e krizës politike, tue i ftue në takim përfaqësuesit e partive parlamentare.