Marsh për Astrit Deharin në Kumanovë (foto)

Me moton “Nji lule për Astrit Deharin”, sot në Kumanovë u mbajt marsh protestues për me kërkue drejtësi për vdekjen misterioze të aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari. Në marshin protestues morën pjesë dheta qytetarë dhe të afërm të Astritit, raporton Alsat.

“Sot me anë të këtij marshi solidarizues ne bashkenisht shprehim ngushllime dhe solidarizohemi me familjen Dehari. Na nga Kumanova për Astritin ndamë vetëm nji lule me shpresë se asht i kënaqun me aromën e luleve të parajsës. Kumanova sot qan për ty Astrit”, deklaroi Xhenis Sulimani, Këshilli Organizativ.

Aktivisti i Vetëvendosjes Astrit Dehari nga Sllupçani vdiq në rrethana ende të pasqarueme në burgun e Prizrenit.

marshi-ne-kumanove-1_1478790088-4544980