Marshim kundër terrorit dhe urrejtjes ne Bruksel

Mija njerëz u mblodhën në Bruksel të Diellën për me marrë pjesë në  marshimin e organizuem në përkujtim të sulmeve vdekjepruese të muejit të kaluar që goditën aeroportin Zavantem dhe metronë e qytetit.
I quejtun “Marshimi kundër terrorit dhe urrejtjes”, parakalimi  nisi nga stacioni verior i Brukselit dhe përfundoi në sheshin Fontainas, ku familjarë të viktimave dhe të mbijetuem të sulmeve mbajtën fjalime.

4724
32 persona humbën jetën në shpërthimet e Brukselit, me cak aeroportin  Zaventem të Brukselit dhe nji prej stacioneve të metrosë me 22 Mars. Belgjika ka akuzue edhe dy persona të tjerë lidhun me sulmet që tronditën krejt Europën, vijon gjithashtu operacionet dhe bastisjet e shtëpive të dyshueme se janë përdor nga ekstremistët apo personat e lidhun me grupin e dyshuem se mshefet mbas sulmeve terroriste.

4928
Të Martën, autoritetet belge thanë se kanë arrestue tre persona të tjerë lidhun me sulmet e Parisit.
Shumë indikacione i kane ba autoritetet me mendue se sulmet në Bruksel dhe ato në Paris kanë pase të njajtën bandë.