Masa të shtueme në Aeroportin ‘Adem Jashari’

prishtinaaeropor

Masa të shtueme të sigurisë nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës, janë pa sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Nji numër prej rreth 20 pjesëtarësh të njësisë speciale dhe policë të tjerë, kanë zbarkue sot në ANP. Për shkak të shtimit të masave, Policia janë paa edhe me qen, shkruen lajmi.net

Zadhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thanë për lajmi.net se nuk ka asgja për me u shqetësue, mbasi prania e policëve në ANP asht rutinë e shtimit të masave të sigurisë.

“Mbas zhvillimeve të fundit, por edhe me ardhjen e shumtë të bashkatdhetarëve në Kosovë, Policia ka ndërmarrë shtimin e masave të sigurisë dhe prania e policëve në Aeroport asht veç rutinë dhe nuk ka asgja për me u shqetësue”, ka deklarue Hoxha.