Masakra e Tivarit. Historiani Hakif Bajrami: Kuvendi e ka listën e viktimave

Kuvendi i Kosovës ka vendosë me ndryshue ligjin për njohjen e statusit të veteranit apo invalidit, tue përfshi edhe vrasjet e shqitparëve që nga viti 1956.

Televizioni Rrokum asht interesue me mësue se pse nuk janë përfshi edhe të vramët e Masakrës së Tivarit, por anëtarët e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë u arsyetuen me mospasjen e dokumentacionit. Mirëpo profesori dhe historiani Hakif Bajrami, në nji intervistë të gjatë për Televizion Rrokum, thotë se lista me vramët e kësaj masakre ka egzistue në Kuvendin e Kosovës.

Megjithatë, Bajrami thotë se nuk dihet saktë numri i të vramve të Masakrës së Tivarit.

Historiani thotë se për t’vramet e Masakrës së Tivarit u mbajt edhe proces gjyqësor, prej të cilit janë dënue udhëheqësit e brigadës se 10 malazeze, t’cilët ishin përgjegjës për këtë masakër.

Profesori Bajrami thotë për Rrokum, se ka qenë edhe vetë në Tivar për me hulumtue rreth kësaj masakre.

Kjo asht vetëm nji pjesë e bisedës me historianin Prof. Dr. Hakif Bajrami, që të plotë mundeni me e ndjekë të Hanën, në orën 19:30, mbas edicionit qendror të lajmeve të Televizionit Rrokum.