Masakra në Mosul, ISIS ekzekuton 232 persona

ISIS ka egzekutue të paktën 232 persona në qytetin irakian të Mosulit e po përdor mija të tjerë si mburoja njerëzore kundër forcave irakiane që po i afrohen gjithnji e ma shumë bastionit të tyne të fundit.

Vrasja masive e atyne që nuk ishin bind urdhnave të grupit u kryen të Merkurën, simbas Agjencisë për Dretjat e Njeriut të OKB’s.

Rreziqet e mëdha me të cilat përballen të paktën 1 milionë njerëzit e bllokuem në Mosul, konfirmohen edhe nga vetë banorët.

Ahmed Saleh dhe familja e tij jetojnë në Qayyarah, nji qytezë e pasun me naftë, 60 km në jug të Mosulit.

Edhe pse beteja atje mbaroi rreth 2 muej ma parë, kolonat e tymit të zi që ngrihen nga puset, deshmojnë terrorin e luftës, siç thotë ky person.

“Ekstremistët erdhën në shtëpinë time me raketahedhëse, murtaja dhe armë të tjerë. Qëndruen për 4 orë, 5 orë për sulmet e më pas u larguen. Femijët dhe grueja ime gjendeshin atje kur hapën zjarr. U tmerruem”.