Masakra në Orlando, Trump: Të ndalojmë hymjen e muslimanëve në SHBA

Kandidati republikan për President në Shtetet e Bashkueme të Amerikës, Donald Trump, tue komentue sulmin ma vdekjeprues në historinë e SHBA’ve, asht shprehë në mënyrë agresive ndaj liderve të Partisë Demokratike dhe muslimanëve.

Ma herët, Trump, pat propozue ndalesë të përkohshme të hymjes së muslimanëve në Shtetet e Bashkueme. Ndërsa, ditën e djeshme, kandidati republikan për President, i cili praktikisht e ka sigurue nominimin për zgjedhjet presidenciale amerikane, i asht kthye edhe njiherë këtij propozimi.

Simbas mediave ndërkombëtare, kjo thirrje erdhi disa orë mbasi 50 vetë u vranë nga nji person i armatosun në nji klub nate homoseksualësh në Orlando të Florida’s.

Në nji status në Twitter ai ka shkrue se ka pasë të drejtë me vërejtjet e tij për “terrorizmin radikal islamik”. “Ajo që ka ndodhë në Orlando asht veç fillimi. Udhëheqja jonë asht e butë dhe joefektive. Unë kanë kërkue ndalesën. Duhet me qenë ashpën”, ka shtue ai.

Në të njajtën kohë, Trump i ka ba thirrje Presidentit amerikan, Barack Obama, me dhanë dorëheqje dhe që Hillary Clinton me u tërhekë nga gara për zgjedhje presidenciale në Shtetet e Bashkueme.