MASHT i reagon Vetëvendosjes: Mos i përdorni nxanësit për protesta!

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë shpreh shqetësimin për njoftimet e raportueme në media se subjekti politik, “Lëvizja Vetëvendosje”, ka paralajmërue protestë të nxanësve në Komunën e Prishtinës, tue marrë shkas nga vdekja tragjike e nji të riu në rrethana ende të pandriçueme.

Në shtetin tonë demokratik e drejta e protestës dhe reagimit qytetar asht e garantueme dhe secili mundet me i manifestue shqetësimet dhe kërkesat e veta, por në nji shoqni dhe rend demokratik, subjektet politike duhet me ba diferencën dhe të mos i instrumentalizojnë nxanësit për hesape politike.

Shkollat janë institucione të dijes dhe të edukimit dhe askush nuk ka të drejtë ligjore me abuzue me nxanës.

Përfshimja e nxanësve në aktivitete të kësollojshme cenon të drejtat e femivëve dhe perban shkelje të parimeve të Ligjit për Arsimin Parauniversitar të Republikës së Kosovës dhe të konventave ndërkombëtare.

MAShT fton krejt nxanësit, mësimdhanësit, prindit dhe drejtorët e shkollave me ju përkushtue punës dhe misionit për mësim cilësor dhe vlera humane.