MASHT ka marrë vendim me i njoftë diplomat e universiteteve private në Shqipni

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT) ka marrë vendim me i pranue tana diplomat e lëshueme nga institucione të akreditueme dhe tëv licencueme nga shteti i Shqipnisë.

Departamenti për Arsimin e Lartë obligohet për zbatimin e procedurave për vlerësim dhe njohje të diplomave të shkollave të larta profesionale dhe të gradave universitare, të fituara në institucionet jopublike (private) të arsimit të lartë, të akredituara dhe të licencuara në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me Udhëzimin Administrativ Nr. 8/2010 Parimet dhe procedurat e njohjes së diplomave të shkollave të Iarta profesionale dhe gradave universitare të fituara

Në përputhje me pikën 1 të këtij Vendimi, kërkesat për vlerësim dhe njohje të diplomave të shkollave të larta profesionale dhe të gradave universitare dorëzohen dhe shqyrtohen në Divizionin për Njohje dhe Barasvlerë në MASHT. Obligohen Këshilli Kombëtar për Njohje dhe Komisionet e Ekspertëve të Divizionit për Njohje dhe Barasvlerë për zbatimin e këtij vendimi në përputh je me legjislacionin në fuqi. Obligohet Sekretari i Përgjithshëm i MASHT për zbatimin e këtij vendimi në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.

Vendimi hyn në fuqi nga dita e nënshkrimit.