MASHT’i jep qindra mija euro për OJQ’n ku punon djali i ministrit

Ministri Arsim Bajrami ka vendos firmën e tij për kredinë milionëshe që ka marrë n’emën të Republikës së Kosovës nga Banka Botnore përderisa nga këto mjete OJQ’s, ku punon djali i tij, i ka dhanë kontratë në vlerë prej 234 mijë eurosh.

Gazeta Zëri ka zbulue projektet milionëshe që i menaxhon Kushtrim Bajrami, djali i ministrit Arsim Bajrami.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, n’emën të Republikës së Kosovës ka nënshkrue nji kredi në vlerë prej 2 milionë dollarëve amerikanë nga Banka Botnore për nën kompotentën e granteve për Zhvillim të Shkollave në Kosovë.

Por nga kjo kredi, të cilën obligohen me pague taksapaguesit kosovarë, Ministria që e drejton Arsim Bajrami ja ka nda 234 mijë euro organizatës ku punon si menaxher i projekteve Kushtrim Bajrami, djali i ministrit Arsim Bajrami.

Bahet fjalë për nji kontratë të nënshkrueme nga Fondi i Kredisë i Bankës Botnore me organizatën joqeveritare – Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), ku kjo organizatë gjatë viteve në vijim ka me ju ofrue ndihmë shkollave kosovare se si ta pregadisin dokumentacionin për me fitue grante nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.