Mashtrimi me vo shkakton ‘tërmet’ në Belgjikë, Holandë e Gjermani

Belgjika ka pranue se e dinte në Qershor se votë nga fermat holandeze kane mujt me qene të kontaminueme me nji insekticid – nji muej përpara se çashtja të bahej publike.

Informacioni nuk u nda, për shkak të hetimit të mashtrimit, tha nji agjenci e sigurisë së ushqimit në Belgjikë.

Testet gjetën fipronil kimik në votë holandeze, i cili mundet me jau damtue veshkat njerëzve, mëlçinë dhe gjandrat tiroide, transmeton Rrokum.TV

Supermarketet në Belgjikë, Gjermani dhe Holandë kanë heqe votë potencialisht të kontaminueme.

“Na e dinim qysh prej Qershori këtë”, iu tha gazetarëve, zadhanësja Katrien Stragier, shkruen BBC.

“Menjiherë nisëm nji hetim dhe na gjithashtu e informuem prokurorin, sepse ishte nji çashtje e mashtrimit të mundshëm”, shtoi ajo, pa dhanë ma shumë detaje.

Ministri gjerman i bujqësisë, Christian Schmidt, shprehu shqetësim rreth zbulimit dhe planifikoi me thirrë të Hanën homologun e tij belg.

Nji zyrtar gjerman tha se deri në 10 milionë vo të ndotuna kanë mujt me u shitë në Gjermani./Rrokum.TV