Maskat ekzekutojnë ish-zyrtarin në Rrëshen të Shqipnisë

Nji vrasje u shenua paraditen e sotme në qytetin e Rrëshenit.

Dy persona të maskuem dhe të armatosun u futën në nji lokal në këtë qytet, tue ekzekutue Saimir Jakun.

Burimet thonë se Jaku deri përpara nji javë ka qenë zyrtar i OSHEE.

Ai ishte shkarkue, teksa në Maj të këtij viti Jaku ishte denoncue nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Simbas Berishës, Jaku ishte trafikant droge.

Jaku ishte drejtor i Tensionit të Naltë për zonën e veriut.

Berisha thotë se ai kishte vetëm 8 klasë shkollë dhe ishte denue në Itali për trafik droge.

“Ai asht emnue nga Ndrec Deda, kryetar i Bashkisë së Mirditës,” denonconte Berisha.