Matoshi: AKR mundet me shkue me PAN’in, lojna po ban LDK! (video)

Kryetari i Kuvendit të AKR’s, Fatmir Matoshi, ka thanë se ka gjasa reale që subjekti të cilin ai e përfaqëson, me bashkëqeverisë bashkë me koalicionin, PAN, por që tha se kjo mvaret nga Presidenti i kësaj aleance, Behgjet Pacolli.

“Pse të mos diskutojmë, vendi asht në nji krizë politike”, tha pos tjerash Matoshi.

Ai gjithashtu, tha se AKR asht e zhgënjyeme që partnerët parazgjedhorë, LDK, nuk po përafrojnë qëndrimet e tyne për nji koalicion me Vetëvendosjen, por vetëm po bajnë lojna dhe nuk po prodhohet asnji rezultat”.

Madje, ai nuk e përjashtoi mundësinë që vetë LDK me përfundue në bashkëqeverisje me PAN.