Maturantat i rrahin 2 profesorë në Podujevë

Maturantët e shkollës së mesme teknike “Fan S.Noli”, pak ditë para përfundimit të vitit shkollor, sulmuen dy profesorë të tyne, Milaim Sheholli dhe Jahir Dibrani.

Incidenti besohet se ka ndodh mbasi që profesorët u kanë vu atyne nota të dobëta, gja që i ka nxite nxanësit me i sulmue ata.

Këtë e ka konfirmue për Indeksonline edhe komandanti i stacionit të Policisë në Podujevë, Bekim Bislimi, i cili tha se simbas hetimeve të deritanishme, sulmi ndaj profesorëve asht ba për shkak të notave që u kanë vu maturantëve.

Dje rreth orës 14:10 kemi pranuar një informatë se në oborr të shkollës së mesme teknike ‘Fan S.Noli’ ka pasur një incident mes disa nxënësve dhe mësimdhënësve. Njësia policore i është përgjigj rastit, ka shkuar në vend të ngjarjes, ndërkohë që nxënësit janë shoqëruar për në stacion policor, janë intervistuar, dy mësimdhënësve u është ofruar trajtimi mjekësor në qendrën emergjente në Podujevë dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt”, tha Bislimi.

Ai theksoi se rasti vlerësohet si lëndim i lehtë trupor dhe sulm, ku janë përfshi nji grup i nxanësve dhe dy profesorë.

Po pretendohet se rasti ka ndodhur pasi që mësimdhënësit u kanë vënë atyre nota të dobëta në fund të vitit shkollor”, theksoi Bislimi.

Edhe drejtoresha e shkollës “Fan S.Noli”, Vlora Hajdini në nji prononcim për Indeksonline sqaroi incidentin mes dy palëve. Ajo tha se humbja e vitit ka qenë shkak për përleshjen.

Nxënësit i kanë sulmuar dy profesor për shkak se e kanë humbur vitin. Nxënësit e përfshirë janë në klasën e 12, janë maturantë këtë vit. Profesorët janë sulmuar në oborr të shkollës, shkaku kryesor është se e kanë humbur vitin, mirëpo askush nuk mund me ia humb vitin kur nxënësit i kanë nga 12 nota të dobëta”, tha Hajdini.