Maxhuni: Policia e gatshme në luftën kundër terrorizmit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni ka thanë se gjatë 17 vjetëve të ekzistimit të saj Policia e Kosovës asht zhvillue dhe profesionalizue aq sa tash asht ndër institucionet ma kredibile në vend.

Maxhuni n’intervistë për gazetën Zëri ka thanë se me gjithë incidentet e shkaktueme kohëve të fundit, gjendja e sigurisë vlerësohet e qetë dhe stabile dhe se prioritet i Policisë asht siguria dhe funksionimi i shtetit ligjor.

Simbas tij, terrorizmi asht nji sfidë jo vetëm për Kosovën, por edhe për shtetet më të zhvillueme në rajon dhe në botë, megjithatë ai thotë se Policia kosovare ka kapacitetet e nevojshme për luftimin e kriminalitetit, tue perfshi terrorizmin, krimin e organizuem, korrupcionin, krimet kibernetike, ekonominë informale dhe krejt dukunitë tjera negative në shoqni.

Ai gjithashtu ka thanë se Policia e Kosovës i nënshtrohet vetëm kontrollit civil demokratik siç asht e parapame në Kushtetutë e ligje dhe se nuk asht në shërbim të subjekteve apo individëve të caktuem.