May denon ‘sulmin frikacak’ në metron e Londrës

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, e denoi “sulmin frikacak” në metron e Londrës, i cili, simbas saj, ka pas qëllim “me shkaktue dame të konsiderueshme”.

Policia Metropolitane e Londrës tha se njo “pajisje improvizuese shpërthyese” asht përfshi nga flakët, në metron e qytetit.

Policia tha se hetimet po bahen si për njo incident “terrorist”.

Ajo njoftoi se 12 persona janë plagos, porse asnjani prej tyne nuk asht në rrezik për jetën.

Sulmi ndodhi në nji tren në stacionin ‘Parsons Green’, në jugperëndim të Londrës.

Sky News citoi nji zyrtar të policisë të ketë thanë se pajisja nuk ka shpërthy plotësisht.

Kryeministrja May tha se niveli i kërcënimit terrorist në Mbretninë e Bashkueme mbetet i naltë.

Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, tha se terroristët i kanë rrit përpjekjet për me vra dhe shkatërrue jetë.

“Sulmi terrorist këtë mëngjes, ka qenë përpjekje e individëve të këqij dhe frikacakë për me vra, plagos dhe prish mënyrën tonë të jetesës”, tha Khan.

 

Shperndaje në: