Mazllum Baraliu: Ceremonia e përurimit të Thaçit President – shpenzim i panevojshëm

Gjykata Kushtetuese ka pasë qëndrime, kritere dhe standarde të ndryshme për rastin e Hashim Thaçit dhe atë të Behxhet Pacollit.

Kështu tha për Televizionin Rrokum, njohësi i çashtjeve Kushtetuese, Mazllum Baraliu, ai shtoi se gjykata duhej me e harmonizue vendimin e sotëm me atë të rastit të Pacollit.

Baraliu tha se kontradiktë vërehet edhe në çashtjen e quorumit, teksa në rastin e Thaçit nga Kushtetuesja u tha se mjaftojnë 2/3 e deputetëve për me votue për President, ndërsa në vendimin e vitit 2011 asht thanë se duhet me u respektue prania e 120 deputetëve.

Në pytjen se a kishte me veprue gjykata njajtë nëse në vend të Thaçit President kishte me qenë dikush tjetër, ai tha se për raste të ndryshme ka standarde të ndryshme.

Megjithatë Bajraliu shtoi se vendimet e institucioneve, si asht në këtë rast Gjykata Kushtetuese duhen respektu me qëllim të stabilizimit të jetës instituionale.

E sa i përket ceremonisë së inaugurimit të Thaçi President, Baraliu tha se mbase ish dashtë që me qenë ma modeste dhe se vetë liderët institucionalë me qenë ma modestë dhe me ba ma pak shpenzime të panevojshme.

Nuk ka nevojë që në këtë shkallë të varfnisë maksimale me u ba diçka e tillë, – tha Baraliu.