Mazreku: Nuk rrezikohet liberalizimi i vizave nga ata qe s’na kane njoft

“Ajo qe duhet me dijte shikuesit tuej asht qe asnji lloj premtimi e asnji lloj garancioni nuk ka nga askush ne kete faze”, tha i ftuemi ne Rrokum Roll, analisti Avni Mazreku.

Ne pyetjen a ka me marre pjese edhe Kosova ne pakon per liberalizim te vizave me Ukraninen e Turqine, Mazreku tha se Turqia asht tue e perfitue liberalizimin veç per shkak te refugjateve, ku me marreveshje me BE, Turqia i fiton gjithashtu edhe 6 milion euro si ndihme per refugjatet, e cila perjetohet si kriza ma e madhe e refugjateve prej Luftes se Dyte Botnore.

“Bashkimin Europian duhet me pa ne 3 shtylla: ekonomi, ushtri e politike te jashtme, gjyqesi dhe polici”, tha gjate bisedes Mazreku.

“Kosova definitivisht e ka perspektiven europiane, por nuk duhet me u krahasue me vendet jostabile. Na duhet me dhane nji imazh te nji shteti stabil, e jo me u krahasue me Turqine e Ukrainen”, tha ai.

“Nese Komisioni Europian thote se Kosova ka deshtue ne realizimin e kritereve teknike, atehere kjo nenkupton se kane deshtue komisionet tona”, theksoi ai.

Ne vazhdim te bisedes, Mazreku tha se nese Kosova e merr rekomandimin per viza nga Komisionin Europian, atehere e ka ma lehte ne Keshillin Europian, me arsyetimin se Keshilli Europian per liberalizim te vizave e perdor menyren e votimit – shumica kualifikuese e jo unanime – kjo domethane se Kosoves i nevojitet veç shumica e votave pro.

“5 shtetet e BE’s, qe s’na kane njofte, nuk munden me pengue kete, se nuk e perbajne 35% e popullsise europiane”, sqaroi ai, tue vazhdue se nese 5 anetaret e BE’s kishin me perba 35 %, kishin me pase lehte me pengue liberalizimin.

“Megjithate, na kemi mujt me pase nji diplomaci ma te mire se qe e kemi sot”, tha ai.

E per Mazrekun, ajo qe ma se shumti nuk u perdore asht – diaspora.