Mbahet nji referendum në Kosovë, edhe pse i jashtëligjshëm!

Banorët e fshatit Dubravë të Suharekës kanë votue për herë të parë në nji referendum në Kosovë. Por, as me Kushtetutë dhe as me ligj nuk lejohet referendumi.

Referendumi mbahet rreth ndërtimit të xhamisë në fshatin Dubravë.

Nga orën 07:00 asht hapë qendra e votimit në Shkollën Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në fshatin Sallagrazhdë, shumë pranë Dubravës, transmeton TherandaPost.

Simbas zyrtarëve nga Komuna e Suharekës, deri tash ka pasë interesim të madh nga ana e banorëve për me votue në referendum. Procesi ka me përfundue në orën 19:00, e mandej pritet me u shpallë rezultatet e këtij referendumi të parë në Kosovë.