Mbahet pjesa e dytë e testit të maturës

Komisioni Shtetnor i Maturës (KShM) ka njoftue se ka fillue në të tana qendrat në Kosovë pjesa e dytë e Provimit të Maturës Shtetnore (afati i Gushtit) dhe simbas raporteve të kryetarëve të qendrave tesimi i maturantëve ka fillue me kohë dhe gjithçka asht tue shkue në rregull.

“Janë mbi 8.500 maturantë, të cilët nuk kanë mujt me arritë pragun e kalueshmënisë në afatin e Qershorit, të cilët sot po testohen në pjesët e dytë të Provimit të Maturës, në landët profesionale.

Provimi i Maturës asht organizue në 86 qendra të testimit në tanë vendin, po administrohet nga 600 administratorë dhe po monitorohet nga monitorues të angazhuem nga MAShT”, thuhet në njoftimin e MASHT’it.