Mbahet sot nji konferencë e randësishme për arsimin

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e përkrahun nga GIZ sot organizon konferencën e nivelit të naltë “Randësia e Financimit të Arsimit në Kosovë”, e cila synon me vnue n’pah randësinë e financimit efektiv të arsimit, si domosdoshmëni për të përmirësue cilësinë e arsimit si parakusht i zhvillimit ekonomik.

Simbas njoftimit për media, fjalën e hapjes në konferencë ka me pasë ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ndërsa punimet e konferencës ka m’i përshëndetë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe e ngarkuemja me detyrë në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë, Christina Gehlsen.