Mbahet takimi i parë i Këshillit për Stabilizim Asociimin me BE’n!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, sot në Bruksel udhëheq delegacionin e Kosovës në takimin e parë të Këshillit të Sabilizim Asociimit BE-Kosovë.
Delegacioni i Kosovës i kryesuem nga kryeministri Isa Mustafa, përbahet nga ministrat Enver Hoxhaj, Abdullah Hoti, Skender Hyseni, Hykmete Bajrami dhe zavendësministrja Anila Statovci.

Takimi ka me u kryesue nga përfaqësuesja e naltë e BE’s për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, ndërkaq pjesë e delegacionit të BE’s asht edhe komisioneri për Politika të Fqijësisë dhe Negociata të Zgjanimit, Johannes Hahn dhe përfaqësues të tjerë të naltë të institucioneve të Bashkimit Europian.

Po ashtu, ka me u nënshkrue Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe BE’s për pjesëmarrjen e Kosovës në programet e BE’s, nga ministri Enver Hoxhaj dhe përfaqësuesja e naltë, Federica Mogherini.

Gjatë takimit të nivelit të naltë në Bruksel, ka me u diskutue për implementimin e deritashëm të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe për proceset dhe zhvillimet tjera të randësishme në Kosovë dhe në raport me integrimet europiane.