Mbas 10 muejve, lirohen gazetarët që u mbajten peng nga terroristet

gazetaret.jpg

Tre gazetarë spanjollë, të cilët ishin kidnapue derisa ishin tue punue në Siri gjatë vitit të kaluem, janë lirue dhe kanë arrite në Madrid, ku u pritën nga shokët dhe familjarët e tyne.

Antonio Pampliega, Jose Manuel Lopez and Angel Sastre, ata u moren para 10 muejve derisa ishin tue raportue për luftën në qytetin sirian, Aleppo.

Ata u kthyen me nji avion spanjoll të Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, por ende nuk janë ba të dituna shkaqet se si u liruen gazetarët.

Në nji deklaratë për media, zyra e Kryeministrit falenderoi vendet aleate që kanë ofrue ndihmë për lirimin e tyne.