Mbas 17 vjete falet namazi i Bajramit në Veri

Për herë të parë, 17 vjet mbas luftës, banorët shqiptarë të veriut kanë falë sot namazin e Fitër Bajramit në sheshin ‘Adem Jashari’, në ‘Lagjen e boshnjakëve’ në veri të Mitrovicës.

Mëa shumë se 200 qytetarë, të cilët falën namazin në ambient të hapun, u shprehën  tejet të lumtun që mbas 17 vitesh sërish po ngohet ezani në këtë pjesë të Mitrovicës.