Mbas aktakuzës, këto janë dy mundësitë e Ferid Aganit

Prokuroria e Shtetit ka ngritë aktakuzë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, tash ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ferid Aganit.

Ai po dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare si ministër i Shëndetësisë gjatë viteve 2011-2015 së bashku me 63 persona të tjerë, në lidhje me rastin e njohun “Stentat”.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në kohën kur ishte marrë vesh me PDK’në për koalicionin qeveritar, kishin thanë se asnji ministër i akuzuem nuk ka me qenë pjesë e Qeverisë.

Por, a ka me shkarkue Mustafa Aganin nga posti ministror?

Ferid Agani mundet me dhanë edhe dorëheqje, tue evitue shkarkimin e mundshëm.