Mbas Amerikës edhe ky shtet i fuqishëm del nga UNESCO

Shteti i Izraelit ka marrë vendim m’u largue nga UNESCO, e kjo vjen mbas largimit të SHBA’ve të cilin e kanë ba të ditun gjatë ditës së Ejte.

Amerika ka listur pikërisht Izraelin si arsye për largimin e saj.

Mirëpo, simbas gazetës ‘Foreign Policy’, vendimi amerikan ka të bajë edhe me planet për zvogëlimet e shpenzimeve.

Aktualisht mandati i drejtoreshës së përgjithshme të UNESCO’s, Irina Bokova, asht në përfundim, anëtarët e kësaj organizate janë tue votue për udhëheqësin e ardhshëm.

Mbas dy ditë votimi të msheftë, që mundet me zgjatë deri të Premten, kandidati nga shteti i Katarit, Hamad bin Abdulaziz al-Kawari, asht tue udhëheq ndaj kandidatit të Francës, Audrey Azoulay, dhe atij të Egjiptit, Moushira Khattab.

Mundësia e madhe që Kawari m’u ba udhëheqës i UNESCO’s konsiderohet nga Izraeli dhe SHBA’t si “akt anti-izraelit” dhe dështim që këtë post me marrë nji personalitet ma i përshtatshëm.