Mbas arrestimit të Hilmi Kelmendit, reagon MPJ : Mos udhëtoni nëpër Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reague ndaj arrestimit të Hilmi Klemendit nga autoritet serbe. MPJ me anë të nji shkresë u ka ba thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i shmangin frekuentimet e tyne nëpër Serbi.

“MPJ ban thirrje krejt shtetasve të Kosovës, të cilët për çfarëdo arsye e zgjedhin Serbinë si vend transit gjatë muejve të ardhshëm, ta shmangin atë maksimalisht. Njikohësisht, MPJ ka me kërkue edhe nga shtetet e tjera në rajon dhe BE, sikurse e ka ba deri tash, të mos i marrë parasysh fletarrestimet e Serbisë për qytetarët e Kosovës”, shkruhet në reagimin e MPJ’s.

Nga ky institucion thonë se lidhun me arrestimet e shqiptarëve në Serbi, ka me diskutue edhe me autoritet ndërkombëtare.

“Misioni ynë diplomatik në Beograd, ashtu sikurse edhe institucionet e Kosovës po koordinojnë në vazhdimësi hapat për me jau sigure mbrojtjen e nevojshme ligjore dhe njerëzore shtetasve të Kosovës të arrestuem së fundi”.