Mbas BE’s edhe Mali i Zi i bashkoi liderat e vendit!

E vetmja mundësi që liderat e partive politike me zhvillue takime të perbashkëta asht ndërhymja e ndërkombëtarëve.

Ditë më parë, komisionari Europian për Politika Europiane të Fqijësisë dhe Zgjanimit Johannes Hahn, në ambientin e Kuvendit të Kosovës ka ulë në nji tavolinë pozitë dhe opozitë për me diskutue për çashtje të ndryshme, në veçanti për demarkacionin dhe çashtjen e liberalizimit të vizave.

E dje me rastin e 10-vjetorit të pamvarësisë së Malit të Zi, ambasada e këtij komuniteti në Kosovë, ka organizue nji ndejë në njanin prej restoranteve të Prishtinës.

Të pranishëm aty ishin krenët ma të naltë të shtetit, tue fillue nga presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa si dhe perfaqësues të partive opozitare, respektivisht kreu i LVV’s, Visar Ymeri.

E ftueme në ndejën e këtij shteti ishte edhe ish-presidentja, Atifete Jahjaga e cila sa mbante postin e të pares së shtetit provoi disa herë me ulë në nji tryezë pozitë dhe opozitë.

Ishte kryetari i AAK’s, Ramush Haradinaj i cili njiherë të vetme ju përgjigj ftesës së Jahjagës, mirëpo që nuk rezultoi me ndonji gja konkrete.  Ma poshtë mundei me i pa dis foto prej ndejes. /Indeksonline/

 

1-takimi

 

2-takimi

 

3-takimi

 

4-takimi

 

5-takimi

 

6-takimi

 

7-takimi

 

8-takimi