Mbas Blair, tash Schröder: Ramës i duhet ma shumë se nji mandat!

Teksa analistët po vazhdojnë debatin nëse Edi Rama duhet me qendrue apo jo në krye të qeverisë, kryeministri thotë se ka marrë mbështetje nga nji prej kancelarëve ma të njohun gjermanë.

Bahet fjalë për Gerhard Gerhard Schröder, që ishte në nji vizitë në Tiranë.

Rama thotë se Schröder i ka urue me vazhdoue në këtë rrugë, tue theksue se duhet ma shumë se nji mandat për me i ba rezultatet e punës të prekshme.

“Mbramë në COD me Gerhard Schröder, Kancelarin gjerman të viteve 1998-2005, reformatorin e madh të Gjermanisë e të vetë Partisë Socialdemokrate Gjermane, që erdhi në Shqipni për me u njoft nga afër me reformat tona dhe folem për sfidat e modernizimit në kontekstin e sotëm europian e rajonal.

I mbresuem shumë pozitivisht nga rruga e Shqipnisë tre vitet e fundit, Kancelari Schröder uroi që të vazhdojmë në këtë rrugë reformash, tue theksue se rezultatet e kësaj rruge kërkojnë ma shumë se nji mandat për me u prek nga të gjithë,” shkruen Rama në FB.

Schröder, njisoj si ish-kryeministri britanik Tony Blair, njihet për kontratat e tij të këshillimit, të cilat jo pak herë kanë qenë kontroverse.

Sidomos asht kritikue qasja e tij ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin.

 

4-ramashreder

 

2-ramashreder