Mbas bojkotit, serbët në konsultime me të huejt!

Zavendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanovic, ka theksue sot se mbas vendimit për me ngri pjesëmarrjen e përfaqësuesve serbë në institucionet e Prishtinës, kanë nisë nji seri konsultimesh me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe se pritet që të merret nji vendim në nivelin e Listës Serbe.

Stojanovic, për RTS, ka thanë se krejt duhet me  kuptue se çashtja e Trepçës asht e randësishme për serbët në Kosovë.

Ngrimja e pjesëmarrjes së përfaqësuesve të institucioneve serbe ka me qenë nji shejë e mosrespektimit të demokracisë dhe që nuk ndigjohet fare ajo çfarë thonë serbët.

Autoritetet e Prishtinës do të humbasin nji numër  të konsiderueshëm të deputetëve që ata të munden me përcaktue vendime të ndryshme.

Ai ka thanë se nuk kishe asnji informacion në lidhje me atë se Prishtina ka gjetë tashma nji blemës për Trepçën, por ka shtue se kjo gja nuk asht aspak e papritun.