Mbas Brexit, çka po paralajmeron presidenti amerikan

Presidenti i Shteteve të Bashkueme, Barack Obama, tha se vendimi i Britanisë së Madhe për me braktis Bashkimin Europian “ngre shqetësime afatgjate për rritjen ekonomike globale”.

Ai tha se dalja e Britanisë nga blloku “do të ngrijë mundësitë e investimeve atje apo edhe n’Europë në përgjithësi”.

Obama i bani thirrje kryeministrit britanik dhe udhëheqësve të tjerë të BE’s që të sigurojnë proces të rregullt të largimit të Britanisë.

Ai i bani këto komente në nji samit të liderave të Amerikës Veriore në Otavë.

Në referendumin e 23 Qershorit, qytetarët britanikë kanë votue për me dalë nga BE, mbas ma shumë se 40 vjetësh anëtarësi.

Të Merkurën, liderat e BE’s i kanë kërkue Britanisë me respektue parimin e lëvizjes së lirë të njerëzve nëse do që të vazhdojë qasjen në tregun e përbashkët.