Mbas Britanisë edhe Finlanda mund të largohet nga BE

Mbas Britanisë së Madhe, asht edhe nji tjetër shtet anëtar i BE’s, i cili ka medyshje të mëdha nëse duhet të qendrojë apo të largohet nga BE.

Parlamenti finlandez pritet me diskutue në ditët në vijim nëse shteti duhet me shqyrtue mundësinë e daljes nga Eurozona.

Kjo asht konfirmu edhe nga zyrtarët finlandez për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

Ky debat asht hapë në Finlandë mbas nenshkrimit të nji peticioni nga rreth 50 mijë finlandezë dhe numri i qytetarëve që nuk pajtohen me performancën ekonomike asht rritë në masë të madhe.