Mbas djegies së kerreve, Krasniqi e Gecaj takuen ambasadorin amerikan!

Mbas djegies së kerreve private të familjes së ministrit të Bujqësisë, Memli Krasniqi dhe zavendësministrit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj dy zyrtarët kanë takue mbramë ambasadorin e Shteteve të Bashkueme t’ Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

“Mbrëmë, në rezidencën e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Greg Delawie…”, shkruen në Facebook Gecaj.

Nji ditë ma parë i asht djeg kerri grues së ministrit Memli Krasniqi si dhe grues së zavendësministrit Bajram Gecaj.