Mbas herës së tretë, Djuric’it i lejohet me ardhë në Kosovë

Mbasi ja refuzuen dy herë lejen për me hy në Kosovë, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës i ka dhanë leje Marko Djuric’it për me vizitue Republikën e Kosovës.

Burime të Express bajnë të ditun se Marko Djuric ka me ardhë për vizitë në Kosovë këtë vikend.

Simbas këtij burimi, kjo asht hera e tretë që Djuric kerkon leje për me vizitue vendin tonë, ndërsa vetëm kësaj here i asht lejue nji gja e tillë.