Mbas humbjes në zgjedhje, nji tjetër lajm i keq për Clinton (video)

U.S. Democratic presidential candidate Hillary Clinton takes a question during a campaign rally in Derry, New Hampshire

Pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale amerikane, të tjera probleme shfaqen për familjen Clinton. Disa nga huadhanësit kryesorë të Fondacionit Clinton, të zhgënjyem nga dështimi në zgjedhje i Hillary Clinton, kanë vendosë që me shhkurtue kontributin monetar.

Bahët fjalë për Australinë dhe Norvegjinë, dy nga tre vendet e para që sponsorizojnë.

Simbas gazetës norvegjeze Hegnar, Norvegjia ka reduktue kontributin me 87% për vitin 2017 mbas disfatës elektorale të Hillary Clinton.

Po kështu, mediat në Australi raportojnë se ky shtet ka me i shkëputë lidhjet me Fondacionin Clinton. Nga viti 2006 deri në vitin 2014 Australia ka dhurue 88 milionë dollarë për Fondacionin Clinton për iniciativa në fushën e Shëndetësisë.

Fondacioni i themeluem nga ish-Presidenti amerikan Bill Clinton ka marrë shuma të mëdha të donacioneve nga shtetet e hueja, shumica prej të cilave janë dhurue gjatë kohës kur Hillary Clinton ishte Sekretare Amerikane e Shtetit.