Mbas humbjes, nji lajm i mirë vjen për Hillary Clinton nga ana e Donald Trump

Presidenti i sapozgjedhun amerikan, Donald Trump, nuk ka me i vazhdue hetimet ndaj ish rivales së tij demokrate për Shtëpi të Bardhë, Hillary Clintonit, për shkak të mënyrës së përdorimit të serverit të emailit si sekretare e Shtetit apo të organizatës bamirëse të familjes së saj.

Lajmi asht ba i ditun nga MSNBC.

Gjatë fushatës së tyne zgjedhore, republikani Trump u zotue se ka me burgosë Clintonin.

Por, tash Trump beson se ka kalue nëpër mjaft gjana, simbas MSNBC.

Në nji intervistë me MSNBC, këshilltarja e naltë e Trumpit, Kelluanne Conuay, nuk e ka mohue lajmin dhe la me u kuptue se ishte i saktë.

“Hillary ende duhet me u përballë me faktin se shumica e amerikanëve nuk e shohin si të sinqertë apo të besueshme, por nëse Donald Trump mundet me ndihmue atë me u shnosh, atëherë ky asht lajm i mirë,” ka thanë ajo për MSNBC.