Mbas ikjes së Britanisë, ka me u formue “Supershteti Europian”

“Krenat politikës europiane janë tue përfitue nga Brexit për me i shkrie tana vendet e kontinentit në nji supershtet gjigant Europian”, – ka shkrue sot “London Express”, ban të ditun SYRI.net.

Simbas pretendimeve të gazetës, komploti ka shkaktue zemërimin dhe panik në Poloni, nji aleat tradicional i Britanisë në luftën kundër federalizmit, mbasi lajmi u transmetue në kanalin Polak të lajmeve.

Televizioni raportoi se, propozimi bombë ka me u paraqitë në takimin e Grupit të Vishegradit, ku kanë me qenë të pranishme, Polonia, Republika Çeke, Hungaria dhe Sllovakia, siç tha dhe ministri i jashtëm gjerman, Frank-Uollter ditën e sotme.

Vendet e BE kanë me humbë të drejtën për me pasë ushtrinë e tyne, ligjin penal, sistemin tatimor ose bankën qendrore, sepse tana këto kompetenca kanë me u transferue në Bruksel.

Shtetet anëtare kanë me humbë edhe atë pak kontroll që ju kishte mbetë mbi kufijtë e tyne, tue përfshi edhe procedurën për zhvendosjen e refugjatëve.

Ministrat e jashtëm të Francës dhe Gjermanisë pritet me zbulue këtë plan në mënyrë sa ma efektive për me i largue shtetet anëtare që duen me qëndrue të veçanta, thotë gazeta Britanike.