Mbas kërcenimeve të Jong-un, Korea e Jugut e merr nji vendim të madh

Presidenti i Koresë së Jugut i ka ba thirrje ushtrisë së tij m’u pregaditë për kohë lufte, mbasi simbas tij ekziston rreziku permanent i shpërthimit të Luftës së Tretë Botnore.

Presidenti Moon Jae-in ka kërkue transferimin e kontrollit operacional të kohës së luftës nga Shtetet e Bashkueme në ushtrinë e shtetit të tij.

Planet aktuale nënkuptojnë se në rast të nji konflikti që do të dilte në Gadishullin Korean, nji gjeneral i SHBA’ve ka me komandue forcat amerikane dhe të Koresë së Jugut.

Por në nji kohë kur po bahet gjithnji e ma e qartë se po afrohet lufta, Presidenti Moon ka kërkue që Koreja e Jugut me kontrollue ushtrinë e saj sa ma shpejt që të jetë e mundun.

“Vendosmënia e Qeverisë sonë për me mbrojt paqen kërkon aftësi të forta mbrojtëse dhe na kemi me qëndrue kundër provokimeve të pakujdesshme me ndëshkim të fortë”, ka thanë ai.

Shperndaje në: