Mbas koalicionit me LDK’n, dega e AKR’s në Drenas kalon në PDK?

Komplet dega e AKR’s në Drenas pritet që gjatë ditës së sotme me dhanë dorëheqje nga kjo parti dhe me kalue në PDK, për shkak të koalicionit që ka lidhë në nivel qendror me LDK’n, kanë thanë burime të Indeksonline.

Simbas të njajtave burime, marrëveshja për koalicion parazgjedhor me LDK’n asht kundërshtue fuqishëm nga kjo degë, por që kryetari Behxhet Pacolli nuk ka pranue me i ndigjue ata.