Mbas mesnate nji tërmet i ri e dridhi Shkupin!

Nji tërmet me fuqi 3 ballë simbas shkallës së Rihterit e ka godit Shkupin mbramë n’orën 01:32.

Epiqendra e këtij tërmeti, që asht nji prej rreth 20 që ndodhën që nga mëngjesi i së Diellës, ka qenë 6 kilometra në perëndim të Haraçinës dhe 3 kilometra në jugperëndim të fshatit Creshevë.

Nuk ka raporte për dame të reja nga ky tërmet.

Edhe kjo dridhje u ndie nga banorët e Shkupit, kështu që nji pjesë e tyne vendosën që edhe natën e shkuem me kalue jashtë shtëpive dhe banesave të tyne.

 

shkuptermeti