Mbas nji sherri me bashkëmoshatarët e tij, humb jetën 16 vjeçari nga Istogu

Policia e rajonit të Pejës njofton se nji 16 vjeçar ka humbë jetën në mënyrë të dyshimtë mbas nji sherri që ka pasë me tre bashkëmoshatarë në nji autobus i linjës të Pejës.

Policia me anë të nji komunikate njofton se:

“Ju informojmë se me datë 16.09.2016 rreth orës 13:12 përmes telefonit nga Qendra Emergjente e Spitalit Rajonal Pejë, Policia e Kosovës është njoftuar se një person kishte arritur më gjendje të rëndë shëndetësore, por ende me shenja jete dhe përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor për t’i dhënë ndihmen adekuate mjekësore i njëjti kishte ndërruar jetë.

Menjëherë njësite relevante policore pran Stacionit policor Istog kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, kanë dalur në vendin e ngjarjes për të mbledhur informacionet lidhur me rast, është njoftuar prokurori i shtetit, Njësiti Rajonal i Hetimeve për të ndërmarë të gjitha veprimet e nevojshme operativo-hetimore për zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Sipas të dhënave të para hetimore deri më tani hetuesit në bashkëpunim me prokurorin e shtetit kanë arritur të mësojnë se sot me date 16 shataor 2016 rreth ores 12:00 në fshatin Banjë komuna Istog, viktima shtetas shqiptar i Kosovës, A.A. (17.09.2000), kishte hyrë në autobusin “ Meli Tours”me qëllim që të shkoi në drejtim të Pejës. Aty krijohet një tollovi me ç’rast (sipas dëshmitarëve) fillon zënka në mes të viktimës dhe personave të dyshuar.
Pas kësaj zënke që nuk kishte zgjatur, vitima zbret nga autobusi dhe shkon në fshatin Lubovë, jo larg nga Banja. Pasi arritjes në shtëpi iu kishte keqësuar gjendja shëndetësore dhe menjëherë nga prindërit e tij ishte trasportuar për në Spitalin Rajonal në Pejë.” thuhet në komunikatë.