Mbas permbytjeve vdesin edhe 3 persona n’Maqedoni

Të afërmit e viktimave të permbytjes së 6 Gushtit në Maqedoni ndodhen në nji gjendje të randë shpirtnore.

Tre prej tyne kanë vdek si pasojë e atakut kardiak ndërsa mjekët e ndihmës së shpejtë mendojë se e gjitha asht pasojë e dhimbjes për humbjen e ma të dashunve.

Si raportohet nga Ndihma e shpejtë deri tash kanë humb jetën tre persona nga ataku në zemër, raporton Zhurnal.

Këtë informacion e ka konfirmue për “Kanal 5” mjeku i ndihmës së shpejtë Vasilaki Karapashev i cili ka thanë se nga shoku i pësuem nga përmbytjet dhe shqetësimi i madh nga humbja e të afërmve të tyne, kanë vdek tre persona, tek të cilët asht konstatue vdekja nga ataku në zemër.